Fenerbahçe po intensifikon përpjekjet për transferimin e Rafael Leaos. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit turk do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e Milanit dhe të sulmuesit portugez për të paraqitur ofertën zyrtare.
Klubi nga Stambolli synon ta blejë përfundimisht 26-vjeçarin, ndërsa pronari i Milanit, Gerry Cardinale, nuk është i gatshëm të shqyrtojë asnjë formulë huazimi. Kjo do të thotë se çdo marrëveshje e mundshme do të duhet të realizohet përmes një transferimi të plotë.
Tashmë vendimi pritet të merret nga Milani dhe vetë Leao, me ditët në vijim që mund të jenë vendimtare për të ardhmen e yllit portugez. Fenerbahçe shpreson të bindë si klubin kuqezi, ashtu edhe lojtarin, për të finalizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere.
