Pogradeci
Pogradeci është në rrugën e duhur për t'u rikthyer në Superiore. Pasi mposhtën Besën e Kavajës në transfertë 3-2, skuadra pogradecare ka arritur të mbajë një distancë premtuese me vendin e dytë, në të cilën ndodhet Laçi, ku diferencat mes tyre janë vetëm 5 pikë, kur kanë mbetur dhe 7 ndeshje për të luajtur.
Besimi është rritur në maksimum tek skuadra e Emiljano Çelës, ndërsa kalendari u ofron përballje të cilësuar si të kalueshme për misionin "rikthim".
Në ndeshjet e radhës, pogradecarët luajnë përballë Ilirisë, Burrelit, Kastriotit dhe Kukësit, sfida të cilat mund t'i japin katapultimin vendimtar pretendentëve për ngjitjen në Superiore.
Poll
