Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Barazimi përballë Besës "së tij", Emiljano Çela: Vendimi i gabuar i gjyqtarit na hoqi 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi përballë Besës "së tij", Emiljano
Emiljano Çela

Besa e Kavajës dhe Pogradeci kanë barazuar ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Luzit, përfundoi 1-1. Pas këtij dueli ka folur për RTSH, trajneri i Pogradecit, Emiljano Çela.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, të gjithë lojtarët arritën limitet e tyre. Mënyra e lojës që kishim zgjedhur ishte duke pranuar limitet e lojtarëve sepse kishim shumë mungesa. Në pankinë kisha djem të rinj. Po patjetër që edhe ato janë lojtarë cilësor dhe të talentuar, por nuk ishte ndeshja e tyre sot sepse ishte ndeshje me dozë shumë të lartë emocionale. U munduam këtë javë që pata mundësi të punoja, të ribëja ekipin nga e para. E pamë që kishim disa lojtarë jashtë pozicionit të tyre, qoftë Kasmollari si 6 dhe Ezekiel ëinger nga e majta. Dhe lojtarë të tjerë si Lila dhe Zguro që sot sakrifikuan që u bënë pjesë e lojës. Sinqerisht nga të gjithë lojtarët jam shumë i kënaqur, për faktin që kapëm limitet tona. Do doja më shumë qarkullim, posedim topi. Kundërshtari kur shkuam 1 me 0 u çekuilibrua. Po të kishim pak durim, mund të kishim kapur shumë situata loje, 4 kundër 3 ose 3 kundër 2. Jam i kënaqur.

Është penallti e pastër. Do na kishte dhënë fitore. Habitem pse gjyqtari nuk e dha atë penallti. Luan dy ekipet më të mira të kësaj kategorie, pavarësisht pozicionit ku janë, nuk ka VAR. Patjetër që duhet të kishte, ishte penallti që na hoqi fitoren. Duhet të jesh shumë i mërzitur, loja e futbollit është emocionale. Është vendim i gabuar i gjyqtarit, që ne nuk marrim 3 pikë sot. Danladi, Perja dhe Santiago të pezulluar, Emanuel dhe Friman të dëmtuar. Ishin mbi 6 mungesa shumë të rëndësishme.

Linja e djathtë e ekipit të Besës ishte Hebeja me Beqjan. Qëllimi im që Ezekiel të shkonte në pozicionin natyral me lëvizje. Pra e kishim pozicionuar si 10 fals në krahun e majtë, të shkonte me pozicionim ndërmjet linjave që në gjerësi linjën ta merrnim me Zguron. Ky ishte qëllimi. Rastet më të pastra, si logjikë loje mendoj se i pati Pogradeci sot.

Nuk është se e kishim përgatitur të gjithë lojën me bllok të ulët, qëllimi në bllok të mesëm. Në pjesën e dytë ishte vetë ekipi që pati tërheqje të natyrshme, e pathënë nga ana ime. Ju përshtata ekipit. Meqë po shkonte vetë në bllok të ulët, menduam të ndryshonim sistem. Kaluam në 4-4-2 klasik, nxorëm Grecën në krah të majtë dhe futëm Babatunden me Krasniqin. U mundova t’i përshtatem ekipit.

Detyra jonë taktike që linja e parë ofensive ta kishte me Migonen. E kishim përgatitur të zbriste më poshtë. Duke njohur lojtarin, në zonat e rrezikshme është shumë i rrezikshëm. Ishte strategji e jona në linjën e parë ofensive, që ta merrte topin nga poshtë. Në disa momente duhej bëhej më mirë markimi. E thashë që jam i kënaqur nga ekipi sepse të gjithë shkuan në limite. Kishim edhe një rast shumë të mirë me Babatunden, patëm penalltinë. Për mua kjo ndeshje sot duhet të ishte fituar, pavarësisht gjërave të tjera të jashtme. Për mendimin tim është absurde si nuk mund të japësh atë penallti.

Është e mundur. Po të mos ishte, nuk do vija fare. Isha trajner i Besës për 1 vit, ai që punon e di se në momentin që ne largohemi e kemi pushimin e shenjtë. Koha të rrijmë me fëmijët tanë dhe familjen. E kisha menduar ndoshta e filloja pas janarit, gjithsesi më bëri projekti i presidentit dhe grupi i lojtarëve. E studiova ekipin. Shpresoj dhe kam besim se do bashkohemi me grupin edhe ne, dhe ekipi të dalë në Superligë”, u shpreh Çela.

Poll

Lexo gjithashtu