Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Askush si Pogradeci në kampionat, liqenorët me “hapa” të sigurtë drejt … “ëndrrës” Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Askush si Pogradeci në kampionat, liqenorët me “hapa”
Pogradeci

Pogradeci vazhdon të koleksionojë rezultatet pozitive në kampionat. Liqenorët ditën e djeshme triumfuan në shtëpi ndaj kukësit. Vendasit fituan me rezultat të pastër, 2-0 ndaj verilindorëve.

Një fitore e cila tashmë i ka afruar akoma më shumë me vendin e parë në tabelën e klasifikimnit, duke marrë shkas edhe nga humbja e Skënderbeut ndaj Laçit. Pas triumfit të Pogradecit tashmë diferenca me korçarët është shkurtuar në vetëm 5 pikë.

Ndërkohë nga ana tjetër vetëm 1 pikë janë larg nga Laçi i vendit të dytë. Por në 5 javët e fundit asnjë prej ekipeve në Kategorinë e Parë nuk ka arritur të marrë rezultatet si liqenorët.  

Ekipi i drejtuar nga Emiliano Çela ka arritur të marrë 3 fitore dhe vetëm 2 barazime. Në total 11 pikë. rezultatet këto që i kanë ngjitur në klasifikim dhe tashmë tentojnë edhe vendin e parë që mbahet nga Skënderbeu.

Paraqitjet e ekipit deri më tani të çojnë gjithmonë e më afër “ëndrrës” së tifozëve, që është rikthimi në Superiore. Padiksutim ky është edhe qëllimi kryesorë i drejtuesve dhe klubit.

Poll

Lexo gjithashtu