
Ekipi i Lushnjes siç dihej prej kohësh ishte në shitje, por asnjë nuk e do këtë skuadër për ta blerë. Në këto kushte para 2 ditësh, është anulluar tenderi për shitjen e lushnjarëve.
Ndërkohë mëngjesin e ditës së sotme ka reaguar vetë klubi në rrjetet sociale, duke shpjeguar gjithë procesin që është bërë për shitjen e skuadrës. Në njoftimin e verdhejeshilëve bëhet me dije se gjithçka është bërë sipas rregullave, por asnjë investitor nuk dëshiron të blejë aksionet e klubit.
Kujtojmë se për herë të 3-të Lushnja doli në akand, pasi klubi kërkon të “ringjallet”, por as hera e 3-të nuk ishte e vërteta që klubi të kalonte nga Bashkia tek një administrator privat.
Ndërkohë sa i takon këtij sezoni, Lushnja ndodhet në vendin e 7-të me 3 pikë pas kaq ndeshjes në Kategorinë e Parë.
View this post on Instagram