
Laçi - Vora
Është luajtur në Kurbin miqësorja mes Laçit vendas dhe Vorës, e përfunduar me shifrat 2-2. Ky takim u mbajt pak orë pasi ekipi që militonë në Kategorinë e Parë emëroi trajnerin e ri, italianin Stefano Senigagliesi.
Për Laçin shënuan Traore dhe Bajraktari, ndërsa u përgjigjën te Vora Daka dhe Karrica. Largimi i ish-trajnerit, Rui Amorim erdhi në një moment të papërshtatshëm për bardhezinjtë, kur nisja e Kategorisë së Parë është në “derë”.
Laçi e fillon kampionatin kundër Ilirisë në transfertë pas një jave. Objektivi kryesorë i kurbinasve do të jetë ngjitja në elitën e futbollit shqiptar, por marrë në konsideratë ngjarjet e fundit, duket se kanë krijuar hendek te dhomat e zhveshjes.
Poll