Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kampionët e Arabisë Saudite shkarkojnë trajnerin, shkak bëhet përplasja me Benzeman

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionët e Arabisë Saudite shkarkojnë trajnerin, shkak

Al Ittihad ka shkarkuar trajnerin, Espirito Santo. Kampionët kanë disa ndeshje radhazi që nuk e njohin fitoren dhe rezultatet negative nuk janë “kapërdij” lehtë nga drejtuesit.

“Kupën” e ka mbushur edhe përplasja që trajneri ka pasur me Karim Benzemanë pas humbjes së fundit. Dyshja kanë kaluar edhe në ofendime mes tyre dhe kjo ka detyruar drejtuesit të ndajnë rrugët me timonierin e ekipit.

Klubi njoftoi se Espirito Santo do të zëvendësohet përkohësisht nga ndihmësi i tij Hassan Khalifa. Nuno Espirito Santo erdhi në Al Ittihad në korrik të vitit 2022, dhe më parë ka punuar në klubet portugeze Rio Ave dhe Porto, Valencia, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2022 ishte në Premier League, ku drejtoi Ëolverhampton dhe për pak kohë Tottenham.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga