
Carlo Ancelotti prej muajsh tashmë ka arritur marrëveshjen me Brazilin për të marrë në dorë “frenat” e “Seleçaos”. Në fund të sezonit i përfundon kontrata me “Los Blancos” dhe te madrilenët kanë nisur të gjejnë zëvendësuesin.
Sa i takon Ancelottit bëhet me dije sipas “UOL Esporte” se italiani ka firmosur kontratë me kombëtaren braziliane duke vulosur gjjithçka. Kjo ka shkaktuar zhurmë në Spanjë, pasi pavarësisht se Reali është në dijeni të interesit të Brazilin, ende nuk ka dhënë autorizim që italiani të firmosë për të ardhmen.
Nëse diçka e tillë konformohet atëherë “Los Blancos” mund t’i prishin punë Ancelotti, me këtë të fundit që rrezikon sanksione nga UEFA për shkakjen e rregullave.
Poll