Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Jurgen Klopp te Gjermania? Liverpool ka marrëveshje sekrete me zëvendësuesin e gjermanit

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme po qarkullojnë lajme që Gjermania po mendon seriozisht për Jurgen Klopp për t’i besuar drejtimin e kombëtares. Tashmë këto lajme kanë nisur të përhapen me shpejtësi.

Por ky lajm siç duket nuk e ka gjetur pa përgatitur Liverpool, pasi nga Anglia tashmë raportohet se “The Reds” kanë gjetur zëvendësuesin e Klopp.

Sipas mediave britanike bëhet me dije se drejtuesit e Liverpool kanë një “marrëveshje sekrete” me timonierin e Bayern Leverkusen. Xabi Alonso kënaq pritshmëritë e anglezve dhe pritet që kjo pistë të ketë të tjera zhvillime.

Kujtojmë se Xabi Alonso ka arritur të fitojë 3 ndeshjet e para në Bundesligë, ndërsa ka kontratë me gjermanët deri në vitin 2026. Gjithashtu edhe Jurgen Klopp ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2026.

[caption id="attachment_705986" align="alignnone" width="1248"]Xabi Alonso/ © Credits instagram.com/fcbayern/ Xabi Alonso/ © Credits instagram.com/fcbayern/[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga