Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish lojtari i Barcelonës një opsion për “Ujqërit”, trajneri konfirmon blerjen e yllit brazilian

Shkruar nga NEWSPORT
Ish lojtari i Barcelonës një opsion për

Premier League ka nisur përgatitjet e saj për startin e merkatos së Janarit. Wolves është një  nga ekipet më aktive teksa përpiqet të bëjë disa ndryshime në ekip. Adama Traore nuk ka gjetur shumë minuta në ekip, teksa huazimi i tij te Barcelona nuk shkoi ashtu siç pritej u rikthye dhe një erë të klubi anglez.

26 vjeçari i cili aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit në këtë sezon është aktivizuar në 12 takime duke numërurar 619 minuta dhe ka gjetur vetëm 1 herë rrugën e rrjetës. Nëdërkohë që numëron dhe 3 takime në kupë dhe ka realizuar vetëm 1 herë.

Trajneri Julen Lopetegui është shprehur i bindur mbi një rinovim me sulmuesin e tij duke besuar në aftësitë e tij. Tekniku spanjoll shprehet: “Ne besojmë te Adama dhe ne do të provojmë normalisht për ta pasur atë këtu. Unë e pëlqej atë dhe kështu do të shohim, nuk e di çfarë do të ndodhë”.

I  pyetur dhe mbi afrim e Matheus Cunha, nga radhët e Atletico Madrid, Lopetegui e pohon një gjë të tillë: “Është e qartë tashmë, ai do të jetë një lojtar i Wolves, është një zgjedhje shumë e mirë. Jam i sigurt që Cunha do të bëjë shumë mirë për të tashmen dhe të ardhmen. Ai është perfekt për Premier League”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga