
Trajneri i zikaltërve, pas humbjes së dytë ndaj Bayern me shifrat 0-2 ka folur rreth sfidës. Një ndëshje që për Inter ishte në nivel të mirë, pa harruar faktin që kualifikimi në këtë grup ishte jo i lehtë. Festa e italianavë është prezente dhe trajneri Inzaghi nuk e shmang këtë.
Simone Inzaghi:“Kemi kaluar një grup të vështirë dhe jemi të kënaqur që kemi pasur një ndeshje pozitive kundër një ekipi shumë të fortë. Kishim shanset tona në start, por ne nuk tregua përqëndrim. Gjithsesi u përpoqëm të mbanim ritmin në lojë”.
Penalltia? "Zakonisht kur arbitri shikon pamjet ai ndryshon vendimin, këtë herë nuk ndodhi por fatmirësisht nuk ishte vendimtare për ne. Në rast avantazhi ndoshta loja do të kishte ndryshuar".
Sfida ndaj Juventus? "Ne kemi një sfidë shumë të rëndësishme të dielën dhe më pas do të luajm edhe tre të tjera para pushimeve. Të gjithë u paraqitën mirë."
Lukaku? "Më vjen keq sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe me t’u rikthyer tregoi sinjale pozitive. Tani duhet ta presim, do të jetë një vlerë e shtuar kur të rikthehet."