Barcelona nis sonte në orën 21:00 aventurën në Kupën e Mbretit. Katalanasit përballë do të kenë amatorët e Intercity, me ndeshjen që do të luhet në stadiumin e tyre. Blaugranat pavarësisht rëndësisë më të vogël të këtij kompeticioni, do të tentojnë deri në fund për të ngritur lart trofeun, të cilin e kanë fituar plot 31 herë.
All - Paragraf - 3
Trajneri Xavi ka vendosur të mos bëjë shumë rotacione dhe ka ndërthurur lojtarët kryesorë me ata që s’kanë shumë minuta. Bie në sy Araujo nga minuta e parë i cili lë pas dëmtimin që e mbajti 3 muaj jashtë fushave.
Formacioni Zyrtar:
Barcelona (4-3-3): Pena; Bellerin, Kounde, Araujo, Alba; Kessie, Busquets, Torre; Dembele, Depay, Torres
Poll