Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Humbi njërin nga binjakët, CR7 me lot në sy: Tifozët e Liverpool më surprizuan, United nuk më mirëkuptoi!

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi njërin nga binjakët, CR7 me lot në sy: Tifozët e

Padiskutim intervista e dhënë ditën e djeshme nga Cristiano Ronaldo ku ka folur për jetën e tij, aventurën te United dhe marrëdhënin me drejtuesit ka tronditur mbarë botën.

Një nga temat në të cilën u fol gjatë intervistës ishte edhe humbja e njërit prej binjakëve, ku muaji prill i këtij viti ishte një nga më të vëshitirit për CR7.

Cristiano dhe Georgina pësuan një nga goditjet më të rënda të jetës së tyre, humbjen e një prej foshnjave të tyre në lindje. Një tragjedi që motra e saj, Bella Esmeralda, i mbijetoi. Një episod që tronditi botën e futbollit dhe ai është se edhe një klub rival si Liverpool vendosi të mbështesë '7' e Djajve të Kuq duke kënduar 'You'll Never Walk Alone' në minutën e shtatë të ndeshjes së tyre në Anfield. .

"Nuk e prisja kurrë ta shihja atë, wdhe nga Familja Mbretërore më dërguan një mesazh  ngushëllimi”, theksoi CR7.  Gjestet që megjithatë ai nuk i pa nga skuadra e tij: “ Manchester United nuk tregoi aspak ndjeshmëri dhe nuk më mbështeti në këtë kohë të vështirë ”, nënvizoi gjithaashtu portugezi, dukshëm i prekur.

Në lidhje me mungesat e tij të herë pas hershme në stërvitje , të cilat më pas u përfolën shumë nëpër media, ish-sulmuesi i Realit u jep fund zërave njëherë e mirë, teksa vajza e tij, Bella Esmeralda ishte shtruar në spital dhe për këtë arsye i është dashur të qëndrojë më shumë kohë me të dhe nuk ka mundur të kapë seancat stërvitore të United, situatë kjo që nuk është mirëkuptuar aspak nga drejtuesit e skuadrës. Kjo e bëri futbollistin të ndihej keq dhe shumë i lënduar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga