Miqësia mes Skënderbeut dhe Kukësit u duk që në momentin kur presidenti Ardjan Takaj la të lirë qendërmbrojtësin Albi Alla për të firmosur te verilindorët. Por, më pas kjo situatë u përforcua edhe më shumë kur numri një i korçarëve i hapi derën kuksianëve për të marrë kë lojtar të dëshironin. Si fillim te verilindorët u afrua Sabien Lilaj dhe Liridon Latifi në formë huazimi për Europën, ndërsa sot e ka pasur radhën japonezi Masato Fukui.
[caption id="attachment_15035" align="alignleft" width="300"] Fukui në stërvitje te Kukësi[/caption]
Ky i fundit iu bashkua Skënderbeut një muaj më parë, ndërsa sot i është dhënë leja që të jetë pjesë e verilindorëve për takimet që ata do të luajnë në Europa League. Fukui ka zbritur në fushën e stërvitjes në orën 17:30 duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika. Asgjë nuk është mbyllur, pasi nuk dihet nëse do të ketë ose jo futbollistë që do të transferohen nga Skënderbeu te Kukësi për ndeshjet e Europës.