Manchester United ka pësuar sot humbjen e tretë radhazi brenda tetë ditëve, ku disfata ndaj City-t ka lënë gjurmë të rënda në dinjitetin e skuadrës së Jose Mourinho dhe yjeve të tij. Ata humbën të enjten kundër Feyenord në Europa League dhe sot u mundën sërish nga Watford me rezultatin 3-1.
Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga tifozët e Manchester United, por edhe përkrahësve në rrjetet sociale, të cilët kanë nisur të ironizojnë me atë që po ndodh te "Djajtë e kuq".
Është faqja "Troll Football" e cila ka ironizuar rëndë me Mourinho-n, Pogba, Ibrahimoviç dhe Rooney, siç shihet më qartë në foton e mëposhtme.
Poll