Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

"Na mohuan penalltinë", Manchester United "kapet" me arbitrin dhe VAR-in pas barazimit me Bournemouth: Vendim skandaloz

Shkruar nga NEWSPORT
"Na mohuan penalltinë", Manchester United "kapet" me
Bournemouth - Manchester United

Manchester United u ndal në barazim 2-2 në transfertë përballë Bournemouth, në takimin që hapi javën e 31-të në Premier League.

Të gjitha golat u shënuan në fraksionin e lojës, ndërsa vëmendjen e mori kryesori i ndeshjes me vendimet e marra në këtë sfidë. Pas kartonit të kuq të Harry Maguire, që shaktoi një 11-metërsh, te Manchesteri akuzojnë hapur arbitrin për një tjetër penallti të padhënë në favorin e tyre.

Kapiteni i skuadrës, Bruno Fernandez dhe trajneri Michael Carrick e quajnë përgjegjës Attwell për "dëmin" që i kanë shkaktuar në këtë pikë të rëndësishme të kampionatit, pasi sipas tyre, mund të kishin dalë me pikë të plota në këtë përballje. 

"E di që është e vështirë për arbitrin të japë dy penallti për të njëjtën skuadër në të njëjtën ndeshje, por nuk arrij ta kuptoj pse njëri faull ishte penallti dhe pse tjetri jo. Gjithashtu, pse VAR-i nuk ndërhyri për të korrigjuar vendimin", tha Bruno.

"Ishin raste identike dhe për mua quhen dy penallti në një moment kyç. Është çmenduri!", tha Carrick. 

Momentalisht "Të Kuqtë" mbajnë vendin e tretë me 55 pikë, 4 më shumë se ndjekësit më të afërt Aston Villa dhe 6 më pak se rivalët e qytetit, Manchester City i vendit të dytë. Në anën tjetër, Bournemouth shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e 10-të, një më shumë se Fulham. 

Poll

Lexo gjithashtu