Manchester City ka treguar “arsenalin” posedues në fazën ofensive kundër Newcastle, e fituar 3 – 1. Edhe pse “Qymyrxhinjtë” mposhtën para disa ditësh Manchester United, sonte City i dha “leksion” rivalëv të qytetit se si fitohet në “St.James Park”.
U duk se Newcastle do befasonte edhe Manchester City-n, teksa shënuan të parët me Barnes në minutën e 18-të, por kaq. Në minutën e 39-të, Savinho barazoi.
Dopieta e Marmoush në pjesën e dytë i vuri “kapak” kualifikimit për në fazën çerekfinale të Kupës së Anglisë.
Për të kuptuar supermacinë dhe potencialin e ekipit të Guardiolës, mjafton të përmendim se nuk u futën në fushë për asnjë minutë Rodri, Bernardo Silva, Guehi apo Ruben Dias, ndërsa bomberi Erling Haaland nuk ishte thirrur fare.
