Arne Slot është shumë pranë përfundimit të aventurës së tij si trajner i Liverpool. Mediat në Spanjë shkruajnë se tekniku holandez pritet të largohet pas këtij sezoni, pasi drejtuesit kanë gjetur dhe zëvendësuesin e tij, pa humbur kohë.
Mësohet se “timoni” i klubit i është besuar trajnerit Xabi Alonsos, i papunë që prej muajit janar kur u shkarkua nga Real Madrid pas humbjes në finalen e Superkupës përballë Barcelonës.
Për trajnerin bask është rezervuar një kontratë trivjeçare e cila fillon në qershor, pasi të jetë larguar Slot.
Performancat nën nivel të teknikut kanë shkaktuar jo pak tension në kampin e “The Reds”. Pasi humbën garën për titullin kampion, skuadra luan në të vetmet fronte të mbetura si Champions League, ku përballë ka “surprizën” Galatasaray që eleminoi një fazë më parë Juventusin, si dhe në FA Cup pasi kaloi me sukses Wolves.
