Xabi Alonso është pa një skuadër që prej largimit të tij nga Real Madrid. Ish-timonieri i “Los Blancos” tashmë përflitet për një tjetër aventurë të re.
Dhe bëhet fjalë sipas “Ok Dario” për një rikthim në Premier League. Bëhet me dije se është arritur një marrëvshje për sezonin e ri me Liverpool.
Palët janë dakortësuar paraprakist për një kontratë 3-vjeçare mes tyre në rast largimi të Arne Slot. Gjithsesi është akoma herët për të folur për më shumë detaje, teksa në muajt në vazhdim pritet të mësohet më shumë se çfarë do të ndodhë mes tyre.
Kujtojmë se Alonso nuk përflitet për herë të parë për të marrë drejtimin e Liverpool, pasi në verën e 2024 ishte në “radarët” e “The Reds” dhe të Bayern Munich, pas suksesit të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusen.
Nëse kjo pistë realizohet, për Alonson do të ishte një rikthim në "Anfield", aty ku si lojtar bëri historinë me Liverpool.
