Port Vale - Sunderland
Skuadra e Port Vale ka shkaktuar befasinë e madhe në fazën e 1/8-ave në Kupën e Anglisë, e njohur gjerësisht si “FA Cup”.
Ekipi i ligës së 3-të për nga rëndësia në futbollin anglez (League One), ia doli të mposht Sunderlandin në shtëpi, teksa vendosi fatet e ndeshjes goli i Waine në minutën e 28-të.
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka, u inkuadrua në lojë te Sunderland në minutën e 83-të, por nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e lojës, e përkthyer me eliminimin nga kompeticioni më i vjetër në futbollin botëror. Për kuriozitet, vlera në treg e lojtarëve të Port Vale është 9.18 milionë euro.
Poll
