Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U përdor si “kartë” për zgjedhjet, agjentja e yllit të Manchester City-t “i mbyll gojën” kandidatit: Nuk ekziston asnjë kontakt

Shkruar nga NEWSPORT
U përdor si “kartë” për zgjedhjet, agjentja e yllit
Agjentja e Erlind Haaland - Victor Font

Agjentja i Erling Haaland ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin sulmuesin e Manchester City-t me Barcelonën. I përmendur nga kandidati për president, Victor Font, se ekziston një mundësi që norvegjezi t’i bashkohet katalunasve në një të ardhme të afërt, këto pretendime janë mohuar kategorikisht nga Rafaela Piementa.

Është gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili ka postuar dhe reagimin zyrtar të agjentit pas lajmeve të fundit se Font ka dhënë "garanci" se sulmuesi do të vesh fanellën blaugrana, nëse zgjidhet si president në zgjedhjet e 15 marsit. 

“E kam thënë shpesh që kemi shumë respekt dhe admirim për Barcelonën, por mes nesh nuk ka patur asnjë kontakt”, sqaron agjenti i Haaland.

Më tej, ai saktëson se klienti i tij ka një kontratë me klubin anglez, e cila u rinovua pak muaj më parë.

“Gjithçka po shkon mirë për të dhe ne nuk kemi asgjë për të folur sa i përket një lëvizje kur gjithçka po shkon kaq mirë te Manchesteri”, përfundoi Pimenta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu