Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

HISTORIKE/ Nga një yll në “YouTube” në ringun e boksit, mposht legjendën e UFC dhe nuk njeh humbje

Shkruar nga NEWSPORT
Jake Paul mundi legjendën e UFC-së Anderson Silva në pikë për të mbetur i pamposhtur në karrierën e tij të boksit në gjashtë ndeshje. Ylli amerikan i YouTube i kthyer në boksier 25 vjeçari Paul, rrëzoi brazilianin 47-vjeçar në të fundit nga tetë raundet. Gjyqtarët gjykuan ndeshjen që u ndoq nga 14 mijë tifozë në "Desert Diamond Arena" në Arizona me rezultatet: 77-74, 78-73 dhe 78-73 për Paul. "Njeri, është një moment surreal, por puna e vështirë shpërblehet. Dua t'i them faleminderit Anderson, ai më frymëzoi të bëhem i shkëlqyer. Pa të, ne nuk do të kishim një dyluftim këtë vit. Unë nuk kam asgjë tjetër veçse respekt për të. Fillova të boksoj dy vjet e gjysmë më parë dhe sapo kam mposhtur një nga më të mirë e historisë”. Silva konsiderohet si një nga boksierët më të mëdhenj të artve miks marciale të të gjitha kohërave. Ai ishte kampion i peshave të mesme të UFC nga viti 2006 deri në vitin 2013 dhe rekordi i tij prej 16 fitoresh radhazi nuk është thyer ende.

Momente nga dyluftimi:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga