
Policia spanjolle kanë konfirmuar se ka nisur një hetim ndaj Dani Alvesh, i cili akozuhet për sulm seksual ndaj një gruaje, situatë që ka ndodhur më 30 dhjetor në një klub nate në Barcelonë.
Ky pasdisktuim është një lajm i keq për brazilianin, që do të përballet me policinë, por ky i fundit ka mohuar akuzat që të ketë ngacmuar në pjesën intime gruan, me këtë të fundit që kishte lajmëruar policinë, por ish-lojtari i Barçës ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Dua të mohoj gjithçka. Po, e pranoj që isha në diskotekë duke u argëtuar me disa njerëz. Ata që më njohin e dinë se mua më pëlqen shumë të kërcej e vallëzoj.
Po argëtohesha, por unë nuk dhunova hapësirën personale të askujt. Nuk e njoh fare atë grua, nuk kam bërë atë gjë për të cilën akuzohem. Më dhemb kjo situatë, ndihem keq sidomos për njerëzit e mi”, u shpreh 39-vjeçari brazilian, pjesë e meksikanëve të Pumas.