Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Haland e refuzoi, Real MADRID ndryshon planet

Shkruar nga NEWSPORT
Haland e refuzoi, Real MADRID ndryshon planet

Real Madrid do t’i japë një mundësi tjetër Luka Jovic për faktin se Erling Haland do të qëndrojë në Dortmund deri në vitin 2022. Situata lidhur me të ardhmen e sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic duket se po sqarohet.

Sipas “AS”, marrëveshja që sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haland të mbetet në Gjermani deri në vitin 2022, midis agjentit të lojtarit Mino Raiola dhe përfaqësuesve të klubit, i jep Jovicit një avantazh. Falë kësaj, serbi do të ketë kohë të dëshmojë veten me ekipin e Real Madrid.

Jovic, i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë, dëshiron të ketë një shans tjetër në Real Madrid dhe klubi duket se do ia japë këtë mundësi. Pritet që ai të jetë në gjendje të rikthehet në fushën e blertë në mes të korrikut.

Këtë sezon, sulmuesi 22-vjeçar ka luajtur 15 ndeshje për Real Madridin në La Liga, duke shënuar dy gola dhe duke siguruar një asistim. Mesatarisht, ai kaloi 26 minuta në fushë.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga