Futbollisti me origjinë shqiptare, Hakan Sukur, ka dhënë një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas arrestimit dhe ekstradimit të shtetasve turq, të përcaktuar si "gylenistë" nga autoritetet kosovare, Sukur ka reaguar ashpër ndaj politikave të Kosovës.
"Si një djalë i dy prindërve nga Prishtina, ju inkurajoj që ta ndaloni këtë situatë të pakuptimtë në shtetin tuaj. Detyra juaj nuk është që ti largoni në mënyrë të papërgjegjëshme këta persona, por ju duhet që t'i bashkoni ata me familjen dhe fëmijët e tyre", shkruan Sukur.
Kujtojmë që Sukur ka qenë një lojtar mjadt i njohur i Kombëtares turke të futbollit, ndërsa pas tërheqjes, ai i është futur politikës.

Poll
