Goli i Nelson Wiper
Sulmuesi Nelson Weiper ka gjetur golin me Gjermaninë U-21 para pak çastesh. Ai u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 85-të kundër Irlandës së Veriut, ndërsa pas 5 minutash shënoi, duke treguar aftësit “vrastare” para portës mike, ndeshje e fituar 3 – 0 nga Gjermania, kualifikueset e “EURO 2027” për grupmoshën U-21.
Weiper është 21 vjeç dhe ka si profil natyral qendërsulmues, teksa është i gjatë 192 centimetra.
Si për Barjan Grudën, ashtu edhe për Nelson Wiper, Shqipëria ka shfaqur interes për t’i marrë në “gjirin” e saj, ndonëse nuk ka rezultuar efikase deri në këtë pikë.
Poll
