Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Ministria e Sportit merr vendimin e prerë, kombëtarja dhe atletët nuk do të shkelin në “shtetet armike”

Shkruar nga NEWSPORT
Ministria e Sportit merr vendimin e prerë, kombëtarja dhe atletët
Trofeu i Botërorit

Ministria e Sportit të Iranit ka ndaluar ekipet kombëtare dhe atletët që të marrin pjesë në gara në vende të konsideruara “armiqësore”. Sipas vendimit zyrtar, kjo masë është marrë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e sportistëve dhe stafit iranian.

Ky zhvillim mund të ndikojë drejtpërdrejt në pjesëmarrjen e kombëtares së Iranit në Botëroroin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Aktualisht, ndeshjet e fazës së grupeve janë planifikuar në Los Angeles dhe Seattle.

Autoritetet iraniane kanë kërkuar që sfidat e tyre në SHBA të zhvendosen në Meksikë, një ide që është pritur pozitivisht nga Claudia Sheinbaum. Ndërkohë, Donald Trump ka deklaruar se Irani është i mirëpritur, por ka ngritur shqetësime për sigurinë e tyre gjatë qëndrimit.

Poll

Lexo gjithashtu