Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gola, tensione dhe kartona! Brazili dhe Franca dhurojnë spektakël në miqësoren e luksit, “Gjelat” mesazhe të forta para Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Gola, tensione dhe kartona! Brazili dhe Franca dhurojnë spektakël
Brazil - Francë

Brazil-Francë, mund të jetë gjithçka por jo miqësore. Kështu rezultoi kjo përballje që mban dhe epitetin si "miqësorja e luksit", e cila vleu si përgatitje për të dyja skuadrat në vigjilje të Kupës së Botës 2026.

Sfida e cili nisi në orën 21:00 të mbrëmjes i dhuroi të gjitha. Gola, duele dhe kartona. Golat për "Gjelat" u shënuan nga Kylian Mbappe dhe Hugo Ekitike, ndërsa për brazilianët mendoi Bremer, 12 minuta para përfundimit të takimit.

Sakaq, si një duel i luftuar dhe me shumë tension, fjalën e morën dhe kartonat. Plot 7 kartona të verdhë dhe një i kuq. Tregues i qartë se kombëtare të këtij niveli nuk e njohin fjalën "miqësore" për të dhuruar spektakël. 

Poll

Lexo gjithashtu