Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Presin në "Adush Muça" Partizanin, Ntepe dhe Hadroj "kërcënojnë" kampionët: Kemi mundësit për të fituar, i lumtur nëse do të shënoja përsëri

Shkruar nga NEWSPORT
Presin në "Adush Muça" Partizanin, Ntepe dhe Hadroj

Bylis do të luajë këtë javë një ndeshje të rëndësishme ndaj Partizanit në shtëpi. Ballshiotët pas humbjes ndaj Kukësit kërkojnë të rikthehen te fitorja që mungon prej disa ndeshjesh e përballë do të jenë kampionët e vendit, Partizani. Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë ajo e mbrojtësit Ymeraliaj, ndërsa në një prononcim për "RTSH Sport", kanë folur mbrojtësi pukjan Andi Hadroj dhe Ntepe, autori I golit të barazimit ndaj të kuqve.

"Për mua është një ndeshje e rëndësishme përballë kampionëve, ndërsa për ekipin eshtë ndeshja e radhës. Skuadra është e plotë veç mungesës së Ymeraliaj dhe shpresojmë t'ia dalim mbanë pasi i kemi të gjithë mundësit".

Më tej në ka folur edhe mesfushorin Ntepe, autori i golit në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit në "Selman Stermasi".

"Partizani ka një skuadër të mire, por ne luajmë në shtëpinë tonë dhe duam ta fitojmë. Kohët e fundit jemi përballur me mungesa, por jemi përgatitur për t'ia dal në këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët dëshirojnë të shënojnë dhe mua më pëlqen të shënojë, por e rëndësishme është fitoja e skuadrës. Do të isha I lumtur nëse do të shënoja sërish".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga