
Leipzig arriti të ndalte në barazim Manchester Cityn e Pep Guardiolës. 1-1 në Gjermani dhe tashmë gjithçka e hapur për duelin e kthimit në Angli.
Pas këtij barazimi Guardiola thekson se skuadra e tij duhet të shënonte edhe golin e dytë, por kundërshtari ishte i shpejtë pasi ua vështirësoi gjërat.
“Formacioni që unë zgjodha u përpoq të bënte një ndeshje të mirë. Në 45 minutat e para i kontrolluam dhe mund të kishim shënuar më shumë se një gol. Por nuk arritëm dot të merrnim një rezultat që do të na ndihmonte në ndeshjen e kthimit. Luanim në një stadium të mrekullueshëm dhe me katër në mbrojtje ashtu siç bëjmë gjithnjë, por me emra të ndryshëm.
Vendosëm për këtë formacion, asgjë speciale. Nëse ata i lejon që të bëjnë një ndeshje të shpejtë, humbet topa në pozicione të caktuara dhe nuk je i përgatitur për tranzicionet e tyre, atëherë janë të pandalshëm”, deklaroi Guardiola.