
Bayer Leverkusen po kalon sezonin më të mirë të mundshëm. Klubi gjerman po lufton në 3 “fronte” aktualisht dhe po ia del më së miri. Konkretisht djemtë e Xabi Alonsos vazhdojnë të pashqetësuar drejt titullit kampion.
Në të njëjtën kohë, Granit Xhaka me shokë nuk kanë lënë pas dore Kupën e Gjermanisë dhe Europa League. “Aspirinat” konsiderohen pa frikë një nga skuadrat më në formë të Europës.
Kujtojmë se shorti i vendosi në çerekfinalen e Europa League përballë West Ham. Takimi i parë do të luhet në shtëpi më 11 prill, ndërsa i kthimit 1 javë më vonë në Angli.
Poll