
Bruno Dita
Bruno Dita po shijon ditët e pushimit larg Shqipërisë. Kapiteni i Dinamos ka qenë mbrëmjen e djeshme i pranishëm në “Stadio Olimpico”, duke ndjekur supersfidës Roma – Milan, e cila përfundoi 3-1.

Postimi i Bruno Ditës
Dita ka publikuar një foto nga stadiumi, ku shihet i veshtur me ngjyrat verdhekuq të Romës, duke “tradhtuar” kështu ato blu të Dinamos. Krah fotos, Dita ka vendosur një zemër të verdhë dhe një të kuqe, duke shprehur dashurinë për ekipin që mbështet.
Në sezonin që lamë pas, 32-vjeçari ka qenë një pikë kyçe e skuadrës së Dinamos, pavarësisht dëmtimit që e la jashtë për disa kohë. Në 29 ndeshje që ka marrë pjesë, Dita ia ka dalë që të dhurojë 2 asiste.