Stivi Frashëri ishte një nga lojtarët që u aktivizua si titullar në ndeshjen e Kukësit kundër Skënderbeut, e mbyllur në shifrat 2-1. Portieri i verilindorëve gaboi në momentin e golit të korçarëve, megjithatë kjo duket se është lënë pas dhe tashmë në kampin kuksian preferojnë të shohin përpara.
Trajneri i portierëve, Ermal Nexhipi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet pikërisht me Frashërin, ndërsa në sy bie komenti i homologut të tij, Kadri Birja.
Ky i fundit i thur elozhe portierit të verilindorëve duke shkruar: "Të jesh një njeri i mirë është si të jesh një portier. Nuk ka rëndësi sa gola shmang me pritjet që bën. Disa njerëz do të mbajnë mend vetëm golat e pësuar. Kështu ka thënë Iker Caillas profesor. Kokën lart, të dy keni bërë super sezon".

