
Milan dhe Inter do të duelojnë me njëri-tjetrin në “San Siro” mbrëmjen e nesërme duke nisur që nga ora 21:00. Dy skuadra e Milanos do të bëjmë mes tyre edhe llogaritë e gjysmëfianles së parë në Champions League.
Në prag të kësaj sfide ka folur edhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Cristian Panucci. Sipas ish-timonierit kuqezi finalisti do të vendoset në aktin e dytë mes tyre, pasi nesër ekioet do të jenë mjaft të kujdesshme për të mos humbur.
“Futbollistët e të dy ekipeve duhet të jenë të lumtur që luajnë një gjysmë-finale të Champions League. Është një derbi dhe mund të ndodhë gjithçka, por unë besoj që kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit. Kam përshtypjen që derbi i parë do të luhet me kujdes nga të dy ekipet”, ka përfunduar Panucci.