Ditën e sotme Champions League do të marrë vëmendjen. Pas kualifikimit në çerekfinale të PSG-së dhe Bayern sot është dita për të mësuar dy ekipet e tjera që do të arrijnë të kualifikohen.
Duele mjaft interesante janë në program, ku do të luhet në “Etihad Stadium’ dhe në “Santiago Bernabeu” në të njëjtën orë 21:00. Në Angli do të sfidohen Manchester City dhe Copenhagen. “Qytetasrët” kanë fituar 3-1 takimin e parë dhe për në çerekfinale janë më të favorizuar, ndërsa nuk pritet të ketë surpriza.
Ndërkohë në Spanjë, Reali do të kërkojnë kualifikimin ndaj Leipzig. Madrilenët kanë triumfuar 1-0 në sfidën e parë dhe në shtëpi të tyre nuk duan hapa fals.
Nga krahu tjetër gjermanet do të luajnë gjithçka për gjithçka mbrëmjen e sotme. Së fundmi janë bërë të ditura dhe formacionet zyrtare të të dyja takimeve.
[caption id="attachment_727251" align="alignnone" width="403"] Manchester City - Copenhagen[/caption]
[caption id="attachment_727252" align="alignnone" width="385"] Real Madrid - Leipzig[/caption]