Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Finalja me Italinë, Stones: As nuk guxoj ta mendoj, e kishim ëndërruar

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja me Italinë, Stones: As nuk guxoj ta mendoj, e kishim

John Stones, mbrojtësi i Anglisë ka folur në prag të finales me Italinë në Europianin 2020. Sot në 21:00, bota mbarë e ka vëmendjen në Wembley, aty ku do vendoset mbreti i Europës. Në konferencën për shtyp krah trajnerit Southgate, Stones ka treguar se e ëndërronin gjatë këtë ditë.

"Danimarka? E pashë dhe ishte penallti. Arbitri mori vendimin e duhur. Nuk dua të hyj në polemika, por siç e pashë unë, ishte një vendim i drejtë. Ndryshimi i jetës pas trofeut? As nuk guxoj ta mendoj.

Është një arritje e jashtëzakonshme që jemi në "Wembley" dhe fakti që e luajmë në shtëpi finalen e bën akoma më shumë speciale. Është diçka që e kishim ëndërruar që në fillim të turneut. Kemi fituar shumë eksperiencë dhe jemi gati për nesër (sot). Duam trofeun", tha Stones.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7