
Roma – Sevilla do të jetë finalja e Europa League. Pasi u mësua verdikti për kryeqytetasit, tashmë është Juventus që i ka dhënë fund aventurës në këtë kompeticion. Sevilla ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1, teksa u deshën 120 minuta lojë. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1-1.
Duke qenë se edhe takimi i parë ishte mbyllur në shifrat 1-1, u desh koha shtesë për të mësuar se cila skuadër do të shkonte më tej. Në minutën e 95-të ishte Lamela që shënoi golin e fitores për spanjollët. Një humbje që padyshim dhemb në kampin italian që duhet të nisin të mendojnë për sezonin e ri futbollistik.
Poll