
Gjermani dhe Spanja do të luajnë ndaj njëra-tjetrës duke nisur që nga ora 20:00. Një nga takimet më të forta në raundin e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës, një sfidë që premton spektakël jo vetëm në fushëm e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit.
Djemtë e Luis Enriques vijnë pas fitores 7-0 ndaj Kosta Rikës, ndërsa ato të Flick pas turpërimit nga Japonia, ndërsa ndodhen me 0 pikë në grup.
Në fushën e lojës do të përplasin “brirët” për fitoren, 3 pikë që vendosin shumë mbi fatet e grupit E. Enrique dhe Flick kanë vendosur edhe kush do të jenë lojtarët titullarë, në superduelin mes tyre.
Formacionet zyrtare:
Spanjë: Unai Simón; Carvajal, Rodri, Laporte, Jordi Alba; Busquets, Pedri, Gavi; Ferran, Olmo dhe Asensio.
Gjermania: Neuer, Kehrer, Sule, Gundogan, Rudiger, Raum, Kimmich, Goretzka, Gnabry, Musiala, Muller.