Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Festoi humbjen e ekipit ndaj SHBA, qëllohet për vdekje nga policia 27-vjeçari iranian

Shkruar nga NEWSPORT
Festoi humbjen e ekipit ndaj SHBA, qëllohet për vdekje nga policia

Një 27-vjeçar dyshohet se është vrarë nga forcat e sigurisë në Iran, pasi ka festuar humbjen e Iranit nga SHBA në Kupën e Botës.

“Dailymail” shkruan se Mehran Samak, 27 vjeç, u qëllua në kokë në qytetin e Anzali, në Iranin lindor nga agjentët e qeverisë pasi ai i ra borisë së makinës së tij për të festuar humbjen 1-0 të ekipit kombëtar iranian.

27-vjeçari ishte në makinë kur forcat e sigurisë të Iranit iu afruan mjetit dhe e qëlluan tifozin me një plumb në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë brenda një ore.

Samak dhe disa iranianë të tjerë festuan humbjen e ekipit kombëtar ndaj Shteteve të Bashkuara mes zemërimit në rritje kundër regjimit islamik.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7