
Besa e Kavajës fitoi sot 3-1 kundër Burrelit për javën e 19-të në Kategorinë e Parë. Sfida u fitua me përmbysje nga verdhezinjtë, që marrin tri pikë me vlerë. Edhe pse me organikë jo të plotë dhe me largime, djemtë e Dorian Bubeqit morën pikët e plota.
Goli i Pulo Junior nga miqtë, u përmbys nga Meçja me dopietë dhe Hoxha në minutat, 44, 58 dhe 83. Festa ka qenë legjitime në dhomat e zhveshjes, me trajnerin Bubeqi që nuk është kursyer me batuta. “Yjeee”, dëgjohet t’i drejtohet trajneri të tijve, duke huazuar një shprehje nga reality-show “Big Brother”.
All - Paragraf - 3
Besa me 27 pikë renditet në vendin e 7-të.
Poll