Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Zoti i mëshiroftë vëllezërit e mi”, Joshua me mesazh prekës pas tragjedisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Zoti i mëshiroftë vëllezërit e mi”, Joshua me
Anthony Joshua dhe 2 miqtë e tij të cilët kanë ndërruar jetë

Boksieri britanik, Anthony Joshua ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij një postim prekës pas aksident tragjik. Ngjarje kjo e cila ndodhi në Nigeri disa ditë më parë dhe humbën jetën 2 miqtë e tij, Sina Gami dhe Latif Ayodele.

Fatmirësisht boksieri, Joshua shpëtoi me lëndime të lehta dhe e kaloi rrezikun për jetën, por dhimbja për dy miqtë e tij mbetet shumë e madhe. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, ai tregoi mirënjohje për çdo mesazh ngushëlimi dhe kujdesin e treguar ndaj tij. Por nuk la pa përmendur edhe pikëllimin e madh pasi 2 miqtë e tij ndërruan jetë.

"Faleminderit për gjithë dashurinë dhe kujdesin që keni treguar për vëllezërit e mi. As nuk e kuptoja sa të veçantë ishin ata. Unë thjesht ecja dhe qeshja me ta, pa e ditur që Zoti më kishte vendosur pranë burrave të mëdhenj. Është 100% e vështirë për mua, por e di që është edhe më e vështirë për prindërit e tyre. Kam një shpirt të fortë dhe besoj që Zoti i njeh zemrat e tyre. Zoti i mëshiroftë vëllezërit e mi", ka shkruar në postim boksieri.

Ngjarja ndodhi disa ditë pas fitores së Joshua-s ndaj Jake Paul me KO në Miami. Ai po udhëtonte për të vizituar familjarët dhe për të festuar Vitin e Ri kur ndodhi aksidenti tragjik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @anthonyjoshua

Poll

Lexo gjithashtu