Uliks Kotrri
Ish-mesfushori i Vllaznisë, Uliks Kotrri ka humbur një njeri tepër të shtrenjtë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Kotrri ka lajmëruar miq dhe të afërm se babai i tij nuk jeton më.
Shkodrani nuk kursen fjalët prekëse për të atin, duke e falënderuar. Ndër të tjera, Uliks Kotrri i jep “premtimin” babait të tij, duke thënë se nuk do ta harrojë sa të jetë gjallë.
“Lamtumirë babai im. Faleminderit për çdo gjë që më ke dhënë në këtë jetë. Do jesh i paharruar sa të jem gjallë”, shkruan ish-futbollisti i Vllaznisë në profilin e tij në “Facebook”.
Poll
