
Zi në familjen e ish-futbollistit, Rrapo Taho. Bashkëshortja e legjendës së futbollit vlonjat, Zhaneta Taho është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek të gjithë ata që patën mundësi ta njihnin.
Ndërkohë që pas ndarjes nga jeta të Zhanetës, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka. Presidenti Duka i qëndron afër ish-futbollistit Rrapo Tahos dhe familjes së tij, në këtë moment mjaft të vështirë që po kalojnë.
“Presidenti Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së ish-futbollistit të njohur të Flamurtarit dhe të Kombëtares shqiptare, Rrapo Taho.
Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes Taho me mendje e zemër, duke ndarë dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Respekt dhe mbështetje për figurat që kanë shkruar historinë e futbollit tonë, edhe përtej fushës së blertë”, shkruan Duka në rrjetet sociale.