
Edon Zhegrova u pajis një ditë më parë me pasaportën shqiptare, e cila do ta ndihmojë për transferimin e mundshëm te Juventus. Ai madje publikoi bisedën me kryeministrin Edi Rama, duke e falenderuar me anë të një mesazhi në “Whatsapp”.
Pikërisht për këtë situatë, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Kjo e fundit e komenton si “Republikë të mesazheve dhe qokave”.
Ndër të tjera, Zhupa shprehet se kjo është e padrejtë, pasi ka njerëz të tjerë të cilët prej vitesh përplasen nëpër dyert e shtetit për të marrë nënshtetësinë shqiptare.
Reagimi i Ina Zhupës:
Republika e mesazheve dhe qokave dhe jo e ligjeve dhe rregullave!
Edon Zhegrova futbollist që luan për Kosovën e ka fituar të drejtën e shtetësisë dhe pasaportën shqiptare pas një komunikimi WhatsApp duke ja kërkuar kryeministrit Rama. Rama pas bisedës, kujdeset ti coj edhe vetë dekretin e Begajt. Për nderin e Ramës, Zhegrova e ka falenderuar publikisht
Zhegrova ta gëzoj shtetësinë shqiptare, edhe të ketë suksese në karrierën e tij. Çështja nuk është Edoni por republika që është krijuar.
Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla.
E drejta e pasaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë. Ashtu sic ka edhe futbollist që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe profesionist të fushave të tjera që i kanë krijuar vetëm vlera pozitive vendit tonë dhe nuk arrijnë dot këtë të drejtë.
Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore!!!!