Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Luante me United ne Angli, talenti shqiptar trondit me deklaratën: Më goditën me thikë në tren, isha i mbuluar me gjak

Shkruar nga NEWSPORT
Luante me United ne Angli, talenti shqiptar trondit me deklaratën: Më
Jonathan Gjoshe

Mbrojtësi shqiptar Jonathan Gjoshe, ka treguar për mediumin gjigant “BBC”, tmerrin që përjetoi para disa kohësh, teksa po udhëtonte me tren nga Doncaster për në Londër.

Gjoshe ishte pjesë e ekipit të Scunthorpe United, liga e 5-të për nga rëndësia në futbollin anglez. Shqiptari mbeti “viktimë” e një sulmi me thikë në tren, pak javë pasi ishte bashkuar me Scunthorpe United.

Teksa kishte marrë trenin për të shkuar në shtëpi, e ku jetonte në Londër, papritur, ai u sulmua me thikë, ndërsa mbetën të plagosur 11 persona. Kjo ngjarje, bëri që skuadra e mësipërme ta largonte përfundimisht.

“Në fillim më goditën me thikë në shpatull. Më kujtohet që kërceva mbi tavolinë, mbi karrige. Thjesht po vrapoja në korridor, duke u thënë njerëzve: ‘ka një person me thikë, vraponi, më kanë goditur me thikë, vraponi, vraponi, vraponi’. Po bërtisja. Mendoj se isha personi i parë që u godit me thikë.

E ndjeva dhimbjen. Por adrenalina filloi të vepronte. Ai moment i shkurtër, fakti që kërceva mbi tavolinë, më shpëtoi. Gjithçka që mendoja ishte të vrapoja për jetën time, të zbrisja nga ai tren. Kur arrita te vagoni i parë ose i dytë, tërhoqa alarmin dhe isha i mbuluar në gjak.

Po mendoja se nuk do ta shihja më familjen time, nëse do të vdisja, dhe kjo ishte frika ime më e madhe. Në rrethana të zakonshme, do të kthehesha në Londër me makinë. Ishte hera e parë që mora trenin për t’u kthyer. Sa mundësi ka të ndodhë diçka e tillë? Është çmenduri.

Isha shumë i shqetësuar. Thjesht mendoja: ‘çfarë dëmi më ka ndodhur?’ Nuk kisha asnjë ide derisa bëra operacionin. Ata më thanë: ‘Nervi nuk është dëmtuar shumë. Je shumë me fat’. Tifozët e Scunthorpe hapën një ‘GoFundMe’ duke mbledhur 4,500 paund. Më ndihmoi shumë.

Mbështetja që më treguan, edhe klubi gjithashtu, do të thoshte shumë për mua. Natyrisht, me gjithçka që kam kaluar, humba gjysmën e sezonit… Nuk mora atë mundësi që doja. Shpresoja që të më jepnin edhe një vit tjetër për ta provuar veten.

Por fatkeqësisht, nuk ndodhi. Është zhgënjyese. Dëgjo, ndodhi, kështu është jeta, falë Zotit jam gjallë. Nuk mund të rrish duke parë pas, duhet vetëm të vazhdosh përpara.

E vetmja gjë që kisha në mendje ishte rikthimi në futboll dhe shpresa që do ta merrja atë mundësi. Ke vetëm një jetë. Çdo gjë mund të ndodhë… kështu që duhet ta shfrytëzosh sa më mirë. Dhe kjo më ka shtyrë të luftoj çdo ditë”, përfundoi Gjoshe.      

Poll

Lexo gjithashtu