
Edon Hasani është një lojtar i lirë në treg, me mefushorin që pak ditë më parë mbylli bashkëpunimin me Elbasanin. Shkodrani tashmë qëndron në pritje të ofertave për të vendosur më pas se ku do të jetë edhe destinacioni i ri i tij.
Por futbollisti nuk ka kohë për të humbur. Për këtë ka nisur stërvitjen në kreyqytet. 33-vjeçari dëshiron që të mbajë formën e tij më të mirë dhe të jetë gati për sezonin e ri dhe për këtë ka nisur individualisht stërvitjen.
Madje së bashku me të është parë edhe Ardit Nikaj i Skënderbeut. Nikaj dhe Hasani janë të dy shkodranë dhe kanë vendosur të stërviten së bashku në palestër nën urdhrat e Roland Peqinit. Ky i fundit është një ish-futbollist, i cili tashmë është në rolin e trajnerit personal, ku shumë futbollistë e zgjedhin për t’u stërvitur individualisht.