Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO/ Taulant Balla i bën "8 me 2" ministrit të Sporteve: S’ke zbatuar porositë e Ramës!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Taulant Balla i bën "8 me 2" ministrit të Sporteve:
Fotomontazh/ Edi Rama, Taulant Balla & Blendi Gonxhja

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kritikuar ashpër në seancë plenare Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja në lidhje me ligjin e sponsorizimeve.

Taulant Balla i tha Malajt dhe Gonxhes se nuk kanë zbatuar porosinë e kryeministrit, pasi nisma ligjore në fjalë nuk i lë mundësi bizneseve që një pjesë të fitimit të tyre, t'ia kalojnë sportit dhe artit.

Taulant Balla theksoi se kampionatet shqiptare nga futbolli e basketbolli nuk mund të jenë konkurruese pa një kuadër ligjor që i lejon bizneseve të investojnë dhe t'i mbështesin financiarisht klubet dhe aktivitetet kulturore.

Sipas tij, vetëm mbështetja ligjore i mundëson ekipeve tona që të ecin përpara. Taulant Balla u shpreh se në vendet e rajonit dhe BE aplikohen modele të suksesshme sponsorizimi me qëllim rritejn e cilësisë dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare.

"Sa i përket shqetësimit të drejtë të mosfunksionimit deri tani të asaj që gjoja është në ligj, që mund ta përdorim sportin dhe artin nëse doni apo gjithçka tjetër për sponsorizimet. Zoti Ministër i Financave kjo nuk funksionon dhe e kemi diskutuar së bashku. Edhe ju zoti Ministër i Sporteve, edhe kjo që keni sjellë ju, edhe kjo që sjell Braçe nuk i lë mundësi fare biznesit që një pjesë të fitimit të vet t'ia japë sportit. T'iu them të drejtën, më vjen keq që ministrat nuk e kanë zbatuar porosinë e kryeministrit që në 11 shtator kur iu ka kërkuar të sillni në Kuvend ligjin për sponsorizimet", tha Balla.

Poll

Lexo gjithashtu