Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO/ Pritje MADHËSHTORE nga tifozët, momenti kur Kombëtarja shqiptare mbërrin në Rinas

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pritje MADHËSHTORE nga tifozët, momenti kur Kombëtarja
Momenti kur Kombetarja shqiptare mberrin ne Rinas

Fitorja 1-0 ndaj Serbisë ka ngritur “peshë” zemrat e të gjithë shqiptarëve. Një fitore karakteri nga kuqezinjtë, të cilët në Rinas u pritën si HERONJ të vërtetë nga tifozët.

Një numër i konsiderueshëm i tyre pritën ekipin në aeroport, duke i surprizuar dhe njëkohësisht duke i falenderuar për një nga fitoren më të rëndësishme dhe që do të mbahet mend gjatë.

Festa për ta ishte e gjitha legjitime, ndërsa i “vunë flakën” rrugëve e shesheve pas këtij triumfi. Mjaft emocionues është momenti kur lojtarët e Kombëtares priten në Rinas, me brohoritje e duartrokitje, ndërsa bënë krenarë të gjithë shqiptarët.

Rey Manaj është padiksutim lojtari që bëri që “shqiponja” të fluturonte lart në qiellin e Serbisë, pasi lushnjari shënoi golin fantastik në minutat shtesë të pjesës së parë. Tashmë pas këtij triumfi “ëndrra amerikane” është mëse e realizueshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Newsport.al (@newsport.al)

Poll

Lexo gjithashtu