Aktualisht “Abissnet Superiore” është në pauzë dhe mesjavën e ardhshme ekipet pritet të rikthehen në fushë. Marrë shkak nga kjo ndalesë, Alban Xhaferi ka vendosur ta shfrytëzojë për të udhëtuar drejt Arabisë.
Presidenti i Vllaznisë ka zbarkuar në Arabi Saudite, ku ka ndjekur nga afër gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Duel që Barcelona e fitoi me shifrat e thella, 5-0 ndaj Athletico Bilbao në Jeddah në stadiumin "King Abdullah Sports City".
Kreu i shkodranëve nuk ka nguruar dhe spektaklit e bërë para startit të kësaj sfide ta postojë në rrjetet sociale, ndërsa ka shkruar: “Barça”, gjë që e ka shoqëruar me dy emoi në formë zemre me ngjyrat kuq e blu.
Siç shihet, Xhaferi është “thellësisht i dashuruar” me ngjyrat kuqeblu dhe kjo jo vetëm për shkak të Vllaznisë së tij të zemrës, por edhe Barcelonës.
