Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Vëllai u bë viral me paratë "lumë", reagon dhe emocionon motra e Myrto Uzunit: Prita 13 vite për këtë ditë që të vishem nuse

Shkruar nga NEWSPORT
Vëllai u bë viral me paratë "lumë", reagon dhe
Myrto Uzuni duke hedhur para në dasmën e motrës së tij

Myrto Uzuni është një nga personazhet më të përfolur ditët e fundit. Këtë herë jo për paraqitjet e tij në fushën e lojës, por për jetën e tij familjare.

Paratë e hedhura “lumë” në dasmën e motrës së tij, Arjola Uzunit shkaktuan shumë “zhumë”. Të shumta ishin reagimet ndaj tij, teksa së fundmi ka reaguar edhe motra e sulmuesit.

Arjola me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar pafund Myrton për mundësinë që i krijoi për t’u veshur nuse. Një ëndërr e saj që e kishte pritur prej 13 vitesh. 

“Vëllai im Myrto… fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen që kam për ty. Ti nuk je vetëm vëlla, por mburoja ime, forca ime dhe krahu që më ngriti kur u ndjeva e rrëzuar. Falë teje, ëndrra ime u bë realitet. Pas 13 vitesh pritje, sot jam nuse, dhe këtë bekim e mbaj në zemër si dhuratën më të madhe nga Zoti.

Faleminderit kunata ime e dashur që më qëndrove pranë si motër, dhe prindërit e mi të shtrenjtë që më rritët me dashuri, durim dhe forcë. Pa ju, kjo ditë nuk do të ishte kaq e shenjtë për mua.

Myrto, jam krenare për ty çdo ditë të jetës sime. Emri yt për mua do të thotë sakrificë, dashuri dhe bekim. Do të të dua dhe do të të jem mirënjohëse gjithë jetën time”, ka shkruar motra e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjola Uzuni (@arjolauzuni)

Poll

Lexo gjithashtu